Profesori Muhamet Kelmendi e vlerësoi jashtëzakonisht shumë mbështetjen e Britanisë, derisa tregoi edhe rëndësinë e madhe që ka pasur për Kosovën.

“Britania e Madhe është shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe në botë. Edhe gjatë historisë ka pasur rëndësi të madhe.
Tash, pas vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Prishtinë, doli se më shumë po interesohet Mbretëria e Bashkuar për Ballkanin dhe kryesisht për Kosovën kundruall shtetit racist serbomadh.
Në qendër të paqes Mbretëria e Bashkuar e ka vendosur Kosovën. Këtu po del se është rreziku i luftës terratiste serbe. Pa paqe dhe siguri në Kosovë nuk ka paqe në Ballkan dhe me gjerë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, ai citoi edhe një deklaratë të Cameron-it, derisa shtoi se qëndrimet e Britanisë kanë një rëndësi të madhe dhe luajnë rol kyç për Kosovën.
“Z. Cameron tha: “Britania e Madhe po i mbështet miqtë dhe po punon ngushtë me aleatët për të ruajtur gjendjen në Kosovë ….! Kosova është shtet i pavarur dhe këtu nuk ka çka të diskutohet (…)”.
Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për Republikën e re, për Kosovën. Si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht, është ndihmë dhe siguri e madhe për Kosovën.
Britania e Madhe i ka 600 ushtarë në Kosovë. Të gjithë janë në kufi me shtetin serb. Edhe në NATO ka rol vendimtar”, shpjegoi Kelmendi.
Në fund, profesori tha se Britania luan rol të madh edhe në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën, ku ndër të tjera paralajmëroi se në shtetet ku ka ushtarë britanikë vështirë të futet dikush në luftë.
“Tërë kohën sa Mbretëria e Bashkuar qëndron afër Kosovës priten edhe njohje të reja. Këtë e premtoi sekretari i shtetit z. Cameron.
Por, shumë e rëndësishme është mbrojtja e Republikës. Sigurisht edhe ndihma të ndryshme ushtarake për FSK-në do të ndahen nga Mbretëria e Bashkuar.
Sa kohë që Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për ta ruajtur shtetin e Kosovës edhe siguria është shumë e madhe.
Aty ku është Londra prezente me ushtri është shumë vështirë të futet ndokush në luftë. Nëse futet, futet në konflikt me vetë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka rëndësi për Kosovën”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.