Ballina

Kelmendi: Të gjithë po mereni me Big Brother. Ju faleminderit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:25 / 23 December 2022

Për shikueshmërinë e Big Briother ka folur edhe njëhere drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi.

Kelmendi ka theksuar se për këtë format televiziv po flasin të gjithë.

“…dhe besoni – thjesht besoni – në asnjërin rast nuk ka kaluar biseda asnjë sekond përtej minutit të tretë dhe të mos jetë përmendur Big Brother. Eshtë, thjesht, absolute!”, ka shkruar ndër të tjerash Kelmendi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qe një fakt absolut:

Gjatë dy javëve të fundit kam folur dhe pasur kontakt me ministra dhe ambasadorë, 

kryetarë komunash dhe drejtorë institucionesh publike, 

gjykatës, prokurorë dhe avokatë, 

afaristë dhe industrialistë, 

gazetarë, shkrimtarë, publicistë dhe analistë,

këngëtarë dhe aktorë, 

anëtarë akademie dhe profesorë universiteti,

arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues,

taksistë dhe shoferë,

humanistë dhe aktivistë të drejtash të njeriut,

si dhe shumë persona të tjerë…

dhe besoni – thjesht besoni – në asnjërin rast nuk ka kaluar biseda asnjë sekond përtej minutit të tretë dhe të mos jetë përmendur Big Brother. Eshtë, thjesht, absolute!

Faleminderit! :):)