Lajme

Kelmendi: Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:17 / 6 November 2024

Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur fjalë të mëdha për Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, i cili është ende në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Në shkrimin e tij, Kelmendi ka shkruar se Thaçi e ka shkruar historinë e madhe.

Tutje, sipas Kelmendit, Thaçi e mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Është absolute. Historia e madhe shkruhet vetëm një herë dhe Hashim Thaçi e ka shkruar atë. Thaçi mban vulën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si asnjë individ ose politikan tjetër. Ishte në ballë të luftës për çlirim dhe kryeministër i Kosovës që shpalli shtetin e pavarur. Beteja e tij në Hagë nuk është betejë personale e tij. Aty po mbrohet lufta për liri dhe shteti i Kosovës! Kjo nuk bën të harrohet!” – ka shkruar Kelmendi.