Lajme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa feston ditëlindjen, nuk mungon urimi babait të saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:37 / 22 August 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen.

Ylli botëror, feston ditëlindjen e 28-të, shkruan lajmi.net.

Një urim special ajo mori edhe nga babai i saj, Dugagjin Lipa, i cili gjithashtu është menaxher i saj në shumicën e gjërave.

Ai ka postuar fotografi me yllin duke shkruar: Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua’.

Dua sot është njëra ndër artistet më të dëgjuara në botë duke bërë krenarë gjithë shqiptarët.