Lajme

Ker-Lindsay: Me themelimin e Asociacionit, krijohen kushtet që Serbia ta njohë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:00 / 28 October 2023

James Ker-Lindsay, profesor në London School of Economics and Politics, propozimin ndërkombëtar për Asociacionin, e sheh si një pikë kthese të mundshme në procesin e dialogut.

Sipas tij, me themelimin e mundshëm të Asociacionit nga Kosova, krijohen kushtet që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë bashkësia ndërkombëtare. Nëse Kosova pajtohet me këtë, krijon argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit. Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe objektet fetare – është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Është e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Bëhet fjalë për një proces me faza – i cili duhet të fillojë diku”, thekson Ker-Lindsay për Zërin e Amerikës.

Tutje ai ka shtuar se ekziston një shqetësim i dukshëm nëse Serbia po u ofron armë serbëve të Kosovës.