Më 1 shtator pritet të nis mësimi në shkollat e Kosovës.
Por, ajo që është shfaqur si problem, është mos shpërndarja e librave nëpër shkolla si vitet e mëparshme. Për këtë qeveria e Kosovës, saktësisht ministria e Arsimit, ka gjetur mënyrë se si do të funksionojë kjo gjë.
Minsitria e Arsimit ka hapur një aplikacioni, ku do të aplikojnë prindërit për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.
“Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”.
Derisa, për këtë çështje ka pasur edhe kritika të shumta nga opozita e cila ka ka thënë se kjo qeveri me këtë rast po bën skandal.
Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka thënë se kjo është paaftësi e Qeverisë Kurti.
“Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare. Pabarazia, e cila po u ofrohet si zgjidhje familjeve kosovare, ka qenë e tejkaluar që para 15 viteve nga vendimet e PDK-së, me dhënien e librave falas për çdo nxënës. Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë!”
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është Qeveria e ka për obligim që t’i sigurojë tekstet shkollore pë nxënësit.
“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.
Qarri: Opozitë ka dëmtuar dhe dëmton edhe arsimin me greva e instruksione tjera politike
Analisti Gani Qarri thotë se veprimet opozitare duhet të hetohen nga prokuroria, duke ngritur hipotezën se ato mund të jenë në koordimin me shëribimet e huaja sekrete.
“Çdo lojë që inskenojnë veglat e dyshimta të nëntokës, tepricat teknologjike të ish politikës së dështuar dhe mbetjet e udhëheqjeve të dikurshme të inkriminuara, në “iso” me Serbinë dhe Vuçiqin, kundër shtetit dhe Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës, me qëllimin e keq, për ta dëmtuar Kosovën dhe ndihmuar Serbinë, si dhe për ta shpëtuar Vuçiqin nga presioni i brendshëm i protestave të përditshme dhe pakënaqësive gjithnjë e më të mëdha në Serbi, medoemos do të dështojë në Kosovë. Veprime opozitare të cilat duhet hetuar nga prokuroria, sepse ndoshta bëhen në koordinim edhe me shërbimet e huaja sekrete që me dekada e synojnë destabilizimin e vazhdueshëm të vendit tonë dhe shkatërrimin e përhershëm të shtetit të pavarur të Kosovës, edhe ashtu, vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj tyre në popull dhe fundosin pariparueshëm opozitën e inkriminuar në pa-“pëlqyeshmerinë” politike të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë!
Opozitë që njëjtë siç keqpërdori grevat e vitit të kaluar në arsim, këtë vit po politizon edhe me librat e nxënësit dhe bashkë me gjykatat e kapura dhe prokurorët partiak e fisnor, po përpiqet t’i mbulojë “skandalet” e veta të panumërta duke provuar edhe nga pozita fundosëse ku ka rënë, të hedh baltë dhe helm e vrer, kundrejt qeverisjes Kurti, me kalkulimin perfid se vetëm në këtë mënyrë, do ti hyjë përsëri në “qejf” këtij populli të shumëvuajtur, duke ëndërruar gjithnjë rikapjen e pushtetit dhe sundimin arbitrar të Kosovës me korrupsion e krim të organizuar, njëjtë si në të kaluarën”, shprehet ai.
Kurse, për tekstet shkollore Qarri thotë se ministria e Arsimit e ka për detyrë t’i sigurojë, madje edhe për nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe gjithë pjesën e banuar me shqiptar.
Ai thotë se Nagavci duhet të bëjë zgjidhje përkatëse dhe me afate të parapara me ligj, që mos të dëmtohen nxënësit.
“Në anën tjetër, sa i takon çështjes së librave, që në të vërtetë, është çështje shumë jetike për mbarëvajtjen që nga fillimi të procesit mësimor, në vendin tonë, Ministria e Arsimit dhe vet Ministrja Nagavci, do duhej të kujdeseshin me kohë, që të mos ndodhte kjo që ndodhi me librat dhe tani, kur është vonë, ti arsyetojnë avaritë me premtime për sanimin e tyre, kur dihet se Ministria e Arsimit, ka obligim moral dhe kombëtar, të sigurojë tekste të mjaftueshme shkollore edhe për nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe gjithë pjesën e banuar me shqiptar, në Kosovën Lindore, që tu ndihmohet, aq sa është e munduar edhe atyre atje, kur dihen rrethanat e gjendjes së mjerueshme që ata janë.
Për aq më tepër edhe Ministrja Nagavci e di, se nuk është hera e parë që ndodhin histori të tilla me botimin e librave, ndaj zonja në fjalë dhe ministria që ajo udhëheqë, do duhej të bënin zgjidhjen përkatëse në afatet e parapara ligjore për sigurimin me kohë të të gjitha materialeve të nevojshme mësimore, në mënyrë që dëmet e shkaktuara nga politika, personat e inkriminuar dhe shtëpitë e papërgjegjshme botuese, të mos i vuajnë, si në grevën politike të arsimit-vitin e kaluar, nxënësit tanë, ata të cilët janë pjesa më e pafajshme në këtë mes, si dhe ardhmëria e popullit dhe shtetit të Kosovës.
Sepse çfarëdo zgjidhje që mund të sigurohet tani, është e vonë dhe me pasoja, për nxënësit tanë, që në nisje të fillim vitit të ri shkollor, akt i cili flet për jo-seriozitetin e mjaftueshëm të Ministrisë së Arsimit, e për aq më tepër edhe për vet reputacionin e shtetit të Kosovës, i cili shihet se ka nevojë imediate, për ndryshimin e udhëheqëse në disa ministri të rëndësishme, si dhe ngritjen urgjente të seriozitetit në punë dhe aktiviteteve në të gjitha drejtimet, për funksionimin sa më, me sukses dhe të duhur të shtetit të ri të Kosovës”, thotë ai.
Derisa, për kritikat e opozitës, thotë se asaj i “dhemb” dikund tjetër, por që është kjo opozitë e cila e ka dëmtiar dhe po e dëmton arminin në Kosovë me greva e instruksione tjera politike.
“Ndërsa sa i takon keqpërdorimit të gjendjes nga opozita, e cila në vend të paraqitjes së ideve dhe ofrimit të ndihmës për sanimin e ngecjeve, veçanërisht në dikasteret e Arsimit, një gjë duhet të kuptohet nga të gjithë se, një opozitë si kjo e Kosovës, që pikë të parë, në agjendën e saj, për “rrëzimin” e Qeverisë Kurti, ka vajtimin e ndalimit të targave ilegale serbe në veri, shpalljen e të ashtuquajturave “brigada e veriut” dhe “mbrojtja civile” organizata terroriste, e konsideron “diktaturë”, policinë e Kosovës, e krahason me policinë e Millosheviqit, menjanimin e bandave të Radojçiqit dhe burgosjen e kriminelëve serb, e quan “okupim”, opozitë që ka dëmtuar dhe dëmton edhe arsimin me greva e instruksione tjera politike, kurrë nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, as të udhëheqë më, me Kosovën, sepse, shpirtrat e shitur të tyre, nga përvoja e hidhur me ta, i ka mallkuar me kohë, ky popull, dhe nuk do ti lejojë më asnjëherë, të rikthehen në pushtet, të cilëve nuk do tu ndihmojë gjë as keqpërdorimi i problemit aktual me librat, siç nuk u ka ndihmuar vitin e kaluar, as greva politike në arsim, e cila dëmtoi në mënyrë të pariparueshme, nxënësit gjithandej Kosovës”, përfundon Qarri.