Lajme

Këshilltari i kryeministrit ofendon gazetarët – i quan të pafytyrë…disa po i shërbejnë ….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:58 / 12 December 2022
Jusuf Ulaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, i ka quajtur mediat dhe pronarët e tyre të pafytyrë, të pa nder dhe pa dinjitet, raporton gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata e quajnë veten shqiptarë por i shërbejnë politikës fashiste të Vuçiqit, teksa ka bërë thirrje që të mos lexohen e të mos ju besohet mediave.

Postimi i tij i plotë:

Jetojnë në Kosovë, kanë media, portale e biznese tjera. E quajnë vetën shqiptar dhe i shërbejnë haptas politikës fashiste të Vuçiqit edhe tani kur bandat e tijë kriminale gjuajnë policët tonë dhe bllokojnë qarkullimin e lirë në shtetin tonë.

Të pa fytyrë, të pa nderë dhe të pa dinjitet.

Mos i lexoni, mos i shikoni, mos i klikoni, mos iu besoni!