Lajme

Këshilltarja e BE-së: Tani është pikërisht koha e duhur që Ukraina të njohë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 23 August 2023

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, deklaroi se tani është pikërisht koha e duhur që Ukraina të njohë Kosovën.

Schneeberger ka shpërndarë një foto të deputetit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko i cili tha se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij Serbia është aleate e Rusisë dhe ata nuk do të mund ta tërheqin Serbinë në anën e tyre.

E këtij mendimi është edhe këshilltarja e BE-së, e cila e ka ‘aprovuar’ këtë mendim të deputetit ukrainas, duke thënë se tani është koha e duhur për ta njohur Kosovën.

“Tani është pikërisht koha e duhur që Ukraina të njohë Kosovën.

“Zelenskyy është mjaft inteligjent për të mos u blerë apo shantazhuar nga Vuçiq. Ai e kupton menjëherë se çfarë lojërash po luan Vuçiq, sepse ka më shumë se mjaft përvojë me Putinin dhe Rusinë. Dhe ai nuk është aq i verbër, naiv dhe i dekurajuar për Vuçiqin sa disa vendimmarrës perëndimorë”, ka shkruar ai në profilin saj në rrjetin social ‘X’, i njohur më parë ‘Twitter.