Sipas analistit politik, Faton Mehmeti, veteranët janë vegël e PDK-së.
“OVL ka qenë dhe vazhdon të jetë ende zëdhënëse e PDK-së, fatkeqësisht po vazhdon të përdoret për qëllimet e saja. Klani “Pronto” me të gjitha mënyrat po mundohet ta pengojë qeverinë, po manipulon me ndjenjat sociale të njerëzve për t’i nxitur ata”, thotë Mehmeti, sipas të cilit, PDK po synon rrëzimin e Kurtit në mënyrë të dhunshëm.
“PDK e ka kuptuar se me mjete demokratike s’mundet me rrëzu qeverinë Kurti, andaj po përdor ndjenjat e njerëzve për të shkaktuar revoltë deri në përplasje. E mësuar të arrijë në pushtet përmes trupave të të vrarëve, synojnë të nxisin veteranët të përplasën me qeverinë me padurimin për të pasur viktima”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.
Për fund, Mehmeti thotë se protesta mund të shkaktojë trazira në Kosovë.
“Veteranët janë të manipuluar, të tillë po vazhdojnë të mbesin.