Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.
“Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.
Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.
-G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.
Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.
-Ols Abazi është banori tjetër i BBV4.
Por brenda në shtëpinë e Big Brother janë futur edhe këngëtarja Gili së bashku me djalin e vet, Redonin.
Po ashtu është pjesë e Big Brother edhe Valbona Mhilli.
Marius Dervishi, i njohur ndryshe si “Zebervoki” është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ai është aktor, regjisor, producent filmash dhe inspektor krimesh në polici. Filmi i tij i fundit me metrazh të gjatë, “Falli”, ka pasur shumë sukses në kinema.
Këngëtari Klajdi Musabelliu rikthehet pas shumë vitesh në ekran, duke u bërë banor i “Big Brother Vip”.
Më pas hyri gazetarja Gerta Gixhari, motra e aktores së njohur Olta Gixhari.
Xum Malushi është tik tokeri i njohur shqiptar.