Lajme

Këta pritet të jenë 3 kandidatët më të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 18 February 2025

Lëvizja Vetëvendosje edhe në këto zgjedhje arriti të dalë partia e parë duke marrë mbi 40% të votave në total.

Derisa janë numëruar mbi 99% të votave për parti politike, numërimi për kandidatë po vazhdon ende nëpër disa komuna, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nga numërimi i deritanishëm i votave për kandidatë del se në Lëvizjen Vetëvendosje po prin lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili del të jetë dukshëm më i votuar se sa të tjerët.

I dyti në këtë listë sipas numërimit të deritanishëm po prin dyshi i VV-së, Glauk Konjufca.

Por befasia është kandidati i tretë për nga votat.

Ai del të jetë deri tani Faton Peci i listës Guxo që kandiduan bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Faton Peci mbante numrin 9 në renditje në listën e Vetëvendosjes, por pritet të jetë i treti më i votuar, së paku kështu shihet nga trendi i numërimit të votave të kandidatëve deri tani.

A i mori Peci votat e Vetëvendosjes apo të listës Guxo, kjo mbetet e paqartë dhe vështirë mund të kuptohet.