Lajme

Kiara dedikim romantik për Luizin (Video)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:43 / 30 March 2023

Moderatorja e njohur, Kiara Tito rreth një javë më parë e eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Në një nomnimupërball aktores Olta Gixhari, ishte ajo që u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme. Dhe që atëherë, Kiara i është kthyer normalitetit duke u bërë aktive edhe në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Por, pjesa më e madhe e postimeve që ajo ka bërë këto ditë lidhen me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, i cili po vazhdon rrugëtimin në BBVA. Ndonëse gjatë qëndrimit të saj në këtë format ajo u akuzua që ishte e ftohtë ndaj Luizit, ajo pas daljes ka treguar me përkushtim ndjenjat që ka për të.

Edhe në një postimi që ka bërë së fundi, moderatorja ka bërë një tjetër dedikimi për këngëtarin shkodran. “Më mungon”, ka shkruar Kiara sipër një videon ku ata shihen të përqafuar gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e BBVA. 27-vjeçarja në reagimin e saj të parë pas përfundimit të kësaj eksperience tha se ajo ishte e para që ndjeu mirësinë dhe dashurinë e Luizit dhe se kësaj ndjenje do t’i qëndroj besnike deri në fund.

Ndersa pasi publikoi disa video te tilla qe jane realizuar sa ishte pjese e Big brother bashke me Luizin ajo ka bere nje falenderim per fansat qe i kane bere bashke keto video te bukura ndersa i tha qe te dergojne edhe tjera dhe me te bukurat do ti publikoj te InstaStory e saj.Shiko videon: