Lajme

Kiara dhe Luiz arrijnë miliarda klikime në TikTok, videot e tyre më të shikuarat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 8 April 2023

Kiara dhe Luiz , çifti më i diskutuar në media së fundmi dhe dy konkurrentët e Big Brother Vip arrijnë miliarda klikime në TikTok. Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së edicionit të dytë.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brena shtëpisë duke bërë një dasmë. Në Instagramin e saj është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në TikTok.

“15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito. “Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim. Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë.

Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë, ku për këta të fundit disa e kanë quajtur arrogante