Lajme

Kiara publikon foto me unazën e Luizit, falënderon fansat për përkrahjen e vazhdushme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:04 / 23 April 2023

Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.

Pas surprizës ajo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak se publiku vendosi që në finalen e madhe ta dërgoi banoren tjetër të rikthyer, Effin.

Mirëpo sot gjatë ditës Kiara ka publikuar një foto me unazën e Luizit në dorën e saj dhe njëkohësisht ka falënderuar fansat për mbështetje.

‘’ Zemra plot! Aq shume u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit te gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen qe keni treguar gjate ri hyrjes time në shtëpinë e Big Brother. Çdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere këtë eksperience te paharrueshme dhe te veçante për mua!Dashuria mbizotëronte ne zemrat tuaja!’’, ka shkruar Kiara në foton e publikuar pak minuta më parë.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

“Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”