Lajme Kiara Tito: I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time Facebook Twitter WhatsApp 11:47 / 26 July 2023 Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku. Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre. Së fundmi artisti shkodran ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës. Bukuroshja ndërkohë ka publikuar këtë postim në rrjete sociale, duke e falënderuar fituesin e Big Brother për çdo gjë që ka bërë për të. “Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”, ka thënë prezantuesja. “E jotja përgjithmonë Luiz Ejlli”, vazhdoi më tej ylli i “Kepi i Vipave”. Të njëjtit duhet theksuar se u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP dhe që nga aty janë bashkë. Luizi ia dedikoi edhe një këngë Kiarës gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë së famshme.