Lajme

Kiara Tito rikthehet në Top Albania Radio, moderatorja e njohur rrëfen: Pengesat i kam…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:30 / 25 September 2024

E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka.

Rrugëtimi i saj radiofonik nisi në moshën 19-vjeçare në mikrofonin e Top Albania Radio me emisionin “Live From Tirana”. Tani që kthen kokën pas dhe sheh të gjithë zhvillimin e saj, si ndihet ajo?

Për herë të parë kam nisur në radio, siç duhet të nisë çdo njeri që ka dëshirë të jetë pjesë e televizionit dhe pastaj çdo gjë të shkon mbarë. Kemi qenë në “Live From Tirana” bashkë me Arditin. Faleminderit shumë, sepse më keni suportuar shumë në fillimet e mia. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji. 

Në ekranin e studios u shfaqën edhe disa foto nga ajo periudhë e saj në radio.

Këtu kemi qenë tek Piramida. Sa emocione Jonida! Kur e mendoj se çfarë kemi kaluar. Sa sfida.

A ka patur pengesa gjatë krijimit të karrierës së saj?

Pengesa ka patur. Besoj akoma do të ketë për aq kohë sa veten e quaj që jam akoma duke mësuar gjëra. Nuk është se e kam arritur akoma atë kulmin tim. Jam gjithmonë e më shumë në kërkim të së mirës, sepse është bukur në fund të ditës të vazhdosh të ëndërrosh dhe jo të mjaftohesh me pak./TAR