Lajme

Kiara Tito shfaqet joshëse me kostumin veror

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 15 July 2023

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo numëron mbi 700 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ndërsa nuk mungon herë pas herë me njoftime e fotografi atraktive.

Ajo kësaj radhe ka shpërndarë një video, me anë të të cilës ka vënë në pah linjat trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq me një kostum dypjesësh shumëngjyrësh dhe një palë sytjena blu

Dukjen e ka kompletuar me një palë sandale blu si dhe një kapelë verore.

Foto: Screenshot/Instagram

Kiara ndryshe po komentohet mjaft shumë për lidhjen me Luiz Ejllin, me të cilën u njoh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.