Lajme

Kiara Tito zbulon si ishte takimi i parë me Luizin jashtë shtëpisë së ‘BBVA’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:58 / 5 June 2025

Edhe pse ka përfunduar aventurën e saj në Big Brother VIP Albania që dy vite, po vazhdon akoma të jetë in.

Bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito dhe për raportin që krijoi me fituesin e atij edicioni, këngëtarin Luiz Ejlli.

Një ndjekës e ka pyetur për takimin e parë që ka pasur me artistin shkodran pas BBVA.

“Cila ishte ndjesia jote e parë kur pe Luizin për herë të parë jashtë shtëpisë së BBVA?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Ka qenë e çuditshme pasi më dukej sikur kishim ikur në planet tjetër dhe duhet të përshtateshim në këtë planetin e ri”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ndjesia e kamerave dhe mikrofonave na ka ikur pak vonë”.

Ata tani janë prindër të një vajze që ka mbushur një vit në muajin prill, Luna Mari.