Lajme

Kiara u vendos me “shpatulla pas murit” në post BBV, Luizi bën postimin e papritur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:02 / 16 May 2023

Mbrëmjen e post Big Brother Kiara Tito u kritikua shumë gjatë, si nga një pjesë e ish-banorëve ashtu dhe nga opinionistja Zhaklin Lekatari.

Për Kiarën pretendohet nga një pjesë e madhe se me Luizin është lidhur vetëm sepse mësoi për famën e madhe që fitoi gjatë BBV.

Jo vetëm kaq por së fundmi u aludua se çifti është në një krizë pasi Kiara nuk ishte e pranishme në koncertin e fundit të Luizit në Gjakovë.

Nisur nga këto, Luizi vendosi të bëjë një postim në rrjetin social, Instagram për të mbyllur njëherë e mirë gojët e liga.

Luizi ka publikuar një pjesë nga performanca e mbrëmshme teksa këndon këngën dedikuar Kiarës dhe ka shkruar: “Kiara ime”, shoqëruar me një zemër.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i prezantueses, e cila i ka komentuar në video me një emoji zemër dhe atë të mbretit.

Shiko videon: