Deputetja Doarsa Kica-Xhelili cila ka kaluar nga partia Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk i ka harruar dy ish shefat e saj, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Insajderi.
Kalimi i saj në LDK bëri bujë të madhe. Ajo mori shumë mesazhe negative nga adhuruesit e VV’s e Listës Guxo. Madje disa nga to përbënin edhe kërcënime.
Por, pas disa muajsh nga ky lajm që u cilësua si rast i rrallë në politikën kosovare, deputetja Kica-Xhelili vazhdon t’i ndjek në rrjetin social “Instagram”, dy ish-shefat e saj.
Kica-Xhelili ka ‘follow’ dy liderët, presidenten dhe kryeministrin. Ajo ndjek vetëm katër persona. ndër ta janë edhe Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ndërsa dy te tjerë janë të LDK’së.

Ishte kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ai i cili i pari e konfirmoi zyrtarisht kalimin në LDK të deputetes, Doarsa Kica Xhelili, e cila ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kalimi i saj u quajt i rrallë në politike sepse ai kaloi nga pozitë në një parit që ishte në opozitë.
Pse u largua?
Anëtarja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja Doarsa Kica – Xhelili në një intervistë dhënë për Televizionin Klan Kosova ka folur për kalimin e saj nga “Lista Guxo” për në LDK.
Kica Xhelili tha se për të, “Lista Guxo nuk ishte më platforma që mund ta shihte vlerën e shtuar në kuptim të vizionit”
Ajo tha se nuk e kuptonte cili është vizioni, sepse sipas saj njëra nga format që prezantonin vetveten ishte se ishin “Rugovistët”, “LDK-istët” e vërtetë.
“Nuk është që kam menduar që nuk ka vizion, por jam mundu ta kuptoj atë vizion. Unë e kam gjet vetën në takime me anëtarë dhe strukturë të Guxo ku është përmendur fakti që disi Guxo janë në fakt LDK-ja e vërtetë, fryma e vërtetë e LDK-së apo Rugovistët e vërtetë. Ne kemi pas kuvende zgjedhore, ku kjo ka qenë edhe një nga elementet e narratives”- tha Kica – Xhelili.
Ajo tha se është ndier disi e përjashtuar nga ajo narrativë, pasi nuk ishte pjesë e strukturave të LDK-së.
“Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizioni, pa dashur të flas për individ në veçanti, sepse nuk kuptoja cili është vizioni, sepse njëra nga format që prezantonim vetveten ishte se ishim Rugovistët, LDK-istët e vërtetë. Nuk paraqiste problem, unë sot jam në LDK sepse LDK ka pësuar reforma” – tha ajo.