7:50 / 23 February 2023
Sot deputetja nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili në Kuvendin e Kosovës deklaroi se Qeveria ka kthyer diplomat në Kosovë për arsye banale “mosdeklarim i saktë i largësisë së banesës nga ambasada”.
Kica-Xhelili tha se një diplomat është kthyer në Kosovës për “mosdeklarim i saktë i largësisë së banesës nga ambasada”, ndërsa deputetët e VV’së po e amnistojnë secilin dyshim që kanë qytetarët për Martin Berishajn.
Po e shfaqim dyfytyrësinë e të gjitha diskutimeve që po bëhen këtu, për të mos thënë edhe hipokrizinë. Kjo qeveri e ka kthy një diplomat të karrierës me një justifikim, i ka thënë diplomatit që pretendojmë që në fakt nuk na ke tregu largësinë e saktë që e ki prej banesës te ambasada, dhe dokumentin e kam.