Lajme

Kim Mehmeti: Edi Rama më shumë të lë përshtypjen se është njeri i rrugës sesa kryeministër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:35 / 23 November 2025

Kim Mehmeti, analist dhe shkrimtar nga Maqedonia e Veriut, ka komentuar marrëdhëniet mes Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, dhe Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Në emisionin “Këndi i Debatit” të moderatorit Ardi Visoka, Mehmeti ka pasur një vlerësim interesant për Ramën.

Duke e folur në mënyrë kushtore për deklaratën e Ramës për “serialin Vitrina”, Mehmeti tha se nganjëherë Rama lë përshtypjen se është më shumë një njeri i rrugës sesa kryeministër.

“Ta them kushtimisht, më shumë të lë përshtypjen se është një njeri i rrugës sesa kryeministër. Ky është problem nganjëherë” – tha Mehmeti, transmeton Gazeta Politika.