Lajme

Kim Mehmeti për hipokrizinë: Sa vëmendje mori nëndetësja me pasanikët aventurierë dhe sa anija me migrantë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:44 / 25 June 2023

Shkrimtari Kim Mehmeti i ka bërë kritikë të rreptë hipokrizisë mediave perëndimore në lidhje me emigrantët dhe veçanërisht në lidhje me rastin e fundosjes së fundit të anijes me emigrantë pranë Greqisë jugperëndimore, ku të paktën 82 persona humbën jetën, përcjell Kosova Post.

Ja postimi i tij i plotë i Kim Mehmetit:

“E tërë bota u trondit nga zhdukja e nëndetëses ‘Titan’ me pasanikët aventurierë në të.

Ndërkohë Deti Mesdhe është shndërruar në varrezë masive e mijëra varfanjakëve të cilët nuk ia dalin të arrijnë deri te ‘bregu’ i shpresave të tyre dhe për fatin e të cilëve nuk brengoset thuajse askush.

Mbase prandaj, ky rruzull tokësorë, i mbipopulluar nga njerëz pa ndjesi njerëzore, gjithnjë e më shumë i ngjanë anijes së kalbur, të cilën askush nuk mund ta shpëtojë nga fundosja.”