Lajme

Kimete Berisha: Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:04 / 13 November 2025
  • Editorial satirik
    Nga: Ëndrra e Pestë
    Në selinë e PDK-së, një pastruese pyeti:
    “Çka ka ndodhë?”
    Një këshilltar u përgjigj me zë të ulët:
    “Asgjë… veç e ndërrove fshesën!”
  • Sami Lushtaku, mjekërkaltri me theks që të kujton luftën edhe kur flet për pite:
    “A është dorëheqja e përhershme?
    Nëse po, po ta marrë unë!
    Se sikur mos t’i shaja sinqerisht, s’do ta fitonim as Skenderajn, as Ferizajn!”
  • Kryetari i Ferizajt:
    “Ndoshta kjo po ndodh për mua.
    Të më jepte Zoti partinë të gatshme,
    do ta kisha shpëtuar me një nënkalim!”
  • Atifetja:
    “Mos ndoshta për shkak të amerikanëve po e zgjedhin një femër kryetare?
    Mos e kanë fjalën për mua!
    Shishkat po më sjellin fat…
    më sjellni vizoren…shpejt!”
  • Arian Tahiri:
    “More, mos e kanë dorëhequr hatri im?
    Po duan të më bëjnë mua?”
  • Bedri Hamza:
    “Si të refuzoj pa u vërejtur…”
  • Albin Kurti kërkon dorëheqje të koordinuara, si gjithmonë, me plan pune:
    “Dorëheqja e Memlit nuk mjafton.
    Kanë mbetur edhe katër kryetarë të PDK-së për t’u dorëhequr.
    Demokracia kërkon përkushtim sistematik në dorëheqje të koordinuara!”
  • Në momentin që tha “koordinuara”, një gazetar pëshpëriti:
    “Albini e ka dhunti të bëjë çdo dorëheqje të tingëllojë si reformë shtetërore.”
  • Lumir Abdixhiku, me butësi që të çon në depresion politik:
    “Ne e respektojmë vendimin e zotit Krasniqi.
    Dorëheqja është akt demokratik.”
    Pastaj heshti gjatë, si LDK-ja, dhe shtoi:
    “Në LDK, dorëheqjet i bëjmë më me stil:
    pa konferencë, pa zë, pa frymë, dhe pa fakte.”
  • Hykmete Bajrami, me tonin e profesoreshës që korrigjon sistemin:
    “Dorëheqja është tregues i pjekurisë politike.
    Në ekonomi, kur largohet drejtuesi, quhet rotacion i kapitalit.
    Në politikë, quhet krizë.”
    Pastaj buzëqeshi pak dhe shtoi:
    “Memli nuk ka bilanc pozitiv, por të paktën s’ka borxhe.”
  • Nga prapaskena u dëgjua një zë:
    “Ka borxhe, ka!”
  • Narratori (unë):
    Nuk dua të tregoj çfarë mendoj.
    Por po të doja, do të thosha se:
    nëse nuk dorëhiqesh në kohën e duhur,
    pastaj nuk mund ta zgjedhësh dorëheqjen…
    dorëheqja të zgjedh ty.
  • Reagimet e qytetarëve:
    “Memli dha dorëheqje? Punë e madhe!”
    “Të paktën dha dorëheqje vetë, jo si të tjerët që i shkarkon universi.”
    “Memli kish qejf që tash Bedriu të bëhet kryetar…
    po nëse ai do ta dinte kush është i mirë,
    do të ishte bërë vetë i mirë…e s’do të dorëhiqej.”
    “Dorëheqjet në Kosovë janë: kape njërin, a mësho tjetrit.”
    P.S. “S’po mundem edhe të
    të dua, edhe të të kem, moj skile.”