Lajme

Kimete Berisha: “Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve – Pa Serbi nuk ka Kosovë!”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:11 / 1 October 2025

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me një shkrim të gjatë satirik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e quan “Komedi Kushtetuese” nën diktatin e ambasadorëve. Me ironi, cinizëm dhe sarkazëm, Berisha thotë se sipas logjikës së re “Pa Serbi nuk ka Kosovë”, duke e kthyer sallën e gjyqtarëve në një skenë absurde teatrale.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:

Pa Serbi nuk ka Kosovë!
– Shqiptarët rritën breza me moton se ‘Pa Kosovë nuk ka Shqipëri’, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e sqaroi realitetin e Ri se ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë’.

– Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.

– Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:

1. Serbë: serioz (Lista Serbe),

2. Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).

– Prandaj, nuk pranojnë bashkëpunim…përveç serbëve të Aleksandër Vuçiqit, pronarit të Listës Serbe.

– Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.

– Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.

Ironi? Patjetër

Cinizëm? Pa diskutim.

Sarkazëm: Plot.

– Komedia Kushtetuese:

Në sallën solemne, Ambasadorët e huaj ndjehen si pronarë lokali.

– Amerikanët godasin tavolinën:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!”

– Francezi filozofon: “Oui, c’est la logique kosovare”.

– Anglezi ndërpret telefonin me Elizabeta Haradinajn: “Shall we pretend this is democracy?”.

– Gjermani thotë prerë: “Regeln sind Regeln…edhe nëse janë absurde.”

– Gjykatësi shqiptar: Pa Serbi nuk ka Kosovë.

– Gjykatësi serb: këndon ndërkohë një këngë të vjetër….

Akt I: Hapja solemne

Flamujt rresht, Ambasadorët ulur në lozhë, këmbët mbi këmbë.

– Gjyqtarët shqiptarë, me lapsa në dorë rrinë drejt, seriozë.

– Ambasadorja Amerikane:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!

Kjo është Kushtetutë, kjo është demokraci!”

– Gjykatësi shqiptar:

“Pa Serbi nuk ka Kosovë…”

– Gjykatësi serb këndon ndërkohë: “Moj Vjollcë me pika-pika… a je për dashni?”

Akt II: Stilolapsat e pushtetit

– Gjykatësi i parë shqiptar (me zë të ulët, i shqetësuar):

“A na lejohet të përdorim lapsa tonë, apo duhen stilolapsat e Ambasadës gjermane?”

– Ambasadori Gjerman (e çon vetullën, i prerë):

“Rregullat janë rregulla. Stilolapsat tanë kanë garanci dyvjeçare.

Nuk bëhet vendim serioz me laps të thjeshtë shqiptar.

Lapsat tuaj fshijnë shumë shpejt, dhe historia nuk duhet fshirë… përveç kur e kërkojmë ne.’

Akt III: Demokracia ‘Emily in Paris’

– Ambasadori Francez (me gjest poetik):

“Oui, oui…Një laps është romantik, por një stilolaps është serioz.

Dhe Kosova duhet të jetë serioze…’.

– Ambasadori Britanik (ironik.,në nxitim):

“Shall we pretend this is democracy?

Yes, let’s!

Në fund, vendimi është i njëjtë: no Serbs, no Kosovo.

– Gjykatësi shqiptar, i ngatërruar:

‘Po na mbetet veç të nënshkruajmë, e ndoshta edhe të falënderojmë.

A bën në anglisht, a duhet edhe frëngjisht për protokoll?

Akt IV: Ku është populli!

Në fund, një gjyqtar i drejtohet popullit:

“E ku mbetët Ju?

Pa Ju nuk ka shtet.”

Publiku përgjigjet:

– ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë!

– ‘Pa Ambasadorë nuk ka vendime!

– ‘Pa humor, nuk kemi shpëtim!”

Absurdi i Komandantëve të djeshëm:

– Dje luftuan për liri, sot e duartrokasin paqen e frikshme.

– Dje ushtarë fukarenj të atdheut, sot milionerë të kujdesshëm në një dramë ndërkombëtare ku Kosova nuk ekziston pa Serbinë.

P.S. – Punchline rebel:

I ain’t marching anymore,

Call it peace or call it treason,

Call it love or call it reason.

Ju shkoni në djall, unë bëj pallë!