Lajme

Kimete Berisha: Kurti është “baksuz”, prej kur e mori qeverinë veç fat të keq i ka sjellë Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:18 / 22 December 2022

Opinionistja Kimete Berisha mendon se që nga ardhja e Kurtit në krye të qeverisë, Kosovën e ka përcjellur vetëm fati i keq.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se i vjen keq ta thotë, por sipas saj kjo është e vërtetë.

“Çdo gjë është rrënuar. Duke mohuar çdo gjë që është arritur, Kosovën e ka kthyer në gjendje lufte, në vitit 1999. Shqiptarët janë varfëruar, janë dërmuar, janë demoralizuar.Ka hyrë në mal pa sopatë. Bashkë me Presidenten janë sjellur si superfuqi botërore”, shkroi ndër të tjerash ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë: