Lajme

Kjo është pasuria e deputetes Doarsa Kica Xhelili

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 8 September 2022

Deputetja Doarsa Kica Xhelili është më e përfolura që nga dita e djeshme. Kjo pasi nga Lista Guxo kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Duke qenë si deputete e Kuvendit të Kosovës, Kica-Xhelili ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar se posedon një parcelë ne vlerën 6500 euro dhe një banesë në vlerën 60 mijë euro.

Deputetja tashmë e LDK-së, ka deklaruar se vozit një veturë në vlerën mbi 10 mijë euro.

Poashtu ka deklaruar se bashkëshorti i saj është pronar në tri kafe-bar në Prishtinë, të cilat arrijnë vlerën mbi 3,500 euro.

Mbi 2 mijë euro janë paratë e kursyera të saj, ndërsa si borxh-kredi ka në vlerën mbi 21 mijë euro.

Të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit, arrijnë vlerën mbi 31 mijë euro.