Lajme

Kjo është shtëpia luksoze e Luizit dhe Kiarës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:50 / 23 June 2025

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito prej kohësh kanë qenë të angazhuar me ndërtimin dhe përgatitjen e shtëpisë së tyre të re.

Pas shumë muajsh punimesh dhe sfidash, duket se gjithçka është gati. Çifti shumë i dashur për publikun do të akomodohet më në fund në ambientin e tyre të ri, shkruan “Kosovarja”.

Në rrjetet sociale, Kiara ka ndarë disa pamje nga brendësia e shtëpisë, duke zbuluar një hapësirë elegante, të ndërtuar me kujdes për çdo detaj.

Nga arredimi modern deri te ndriçimi dhe zgjedhjet estetike, çdo element reflekton stilin dhe personalitetin e çiftit, andaj nuk kanë munguar edhe urimet e shumta nga ndjekësit.