Lajme

Klinaku paralajmëron protesta natë e ditë para qeverisë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:58 / 13 June 2022

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku paralajmëron protesta nese miratohet projektligji për pagen minimale pa përfshirjen e veteranëve.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet!

Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.

Të nderuar deputetë të pakicave!

Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni.

P.SNë të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë.