Lajme

Klinaku: Të gjitha partitë politike janë servile karshi Gjykatës Speciale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 16 July 2024

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka akuzuar Gjykatën Speciale që pa fakte e ka dënuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Pjetër Shalën.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Gjykata Speciale nuk është e Kosovës, por e Serbisë. Ai u shpreh se asaj i ka kaluar mandati, por sipas tij, subjektet politike në Kosovë janë servile karshi saj, prandaj nuk e ndalin.

“Të thirresh në emër të popullit edhe pse Kuvendi ia ka dhënë mandatin, është absurde. Luftëtarët e kanë bërë luftën për popullin kundër pushtuesit, ata kanë luftua pushtuesin dhe përkrahësit e tij. Dëshmitë që i ka instalu Serbia, ti dënosh me dëshmitarë të fshehur në emër të popullit, është absurditet”, tha ai.

“Ata janë bërë supremaci dhe mbi vetë shtetin. Kuvendi qofshin ata që e kanë themeluar dhe ata që janë sot, nuk e kanë gatishmërinë ta ndalin këtë mandat, për shkak se janë servilë, të gjitha subjektet politike që kanë qenë dhe janë tash”, vijoi ai.

Klinaku tha se Gjykata Speciale merr materiale nga Serbia, prandaj s’mund të thirret në emër të popullit kosovar.