Lajme

Klinaku: Vendimi i Kuvendit për mbrojtjen e familjes ishte i drejtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:51 / 17 March 2022

Juristi Abdullah Klinaku ka thënë në emisionin Pressing në T7 se familja sulmohet me një dispozitë që është futur në Kodin Civil që dështoi të votohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Klinaku thotë se familja është celula kryesor e një kombi dhe e konsideron të drejtë vendimin e Kuvendit për moskalim të Kodit Civil.

“Koncepti i familjes si celula bazë e një kombi, normal që e konsiderojmë vendimin e Kuvendit si të drejtë për mbrojtjen e familjes. Fillimisht duhet të vlerësohet puna shumë e madhe për formimin e këtij Kodi Civil. Pasi cdo jurist e di se sa shumë punë është bërë për këtë Kod”, tha ai.

Ai shtoi se me një nen në Kodin Civil, të cilin ai e vlerëson si shumë të mirë dhe të shkruar mirë juridikisht, po mundohet të kalojnë në mënyrë të padrejtë lejimi i martesave mes gjinive të njëjta.

“Ka pasur zgjidhje nga kjo situatë. Përderisa ka pasur mundësi që të dërgojnë Kodin në Kuvend, ta dimë apo ta kemi parasysh se kjo është edhe politike. Shumë vende të tjera e kanë bërë me vendime politike këtë nen e pastaj juristat.. Njerëzit e këtij vendi e dinë se çfarë po lexojnë. Ky kod në esencë e lejon martesën mes gjinive të njëjta me emërtimin bashkësi e regjistruar civile. Aq sa është e qartë tek paragrafi i dytë i këtij neni, te paragrafi katër përcaktohet edhe më qartë çështja e implikimeve te bashkësisë së regjistruar. Kjo pasi tek paragrafi katërt përcakton se detajet e çiftit janë të njëjta si në martesë si në bashkësi civile. Pastaj nuk paraqet problem pasi ligjet janë teknikalitete. Është me rëndësi të thuhet pra se e lejon martesën mes çifteve të gjinisë së njëjtë me emërtimin “bashkësi civile””, tha ai.

Tutje Klinaku shtoi se familja ka qenë institucione kryesor tek shqiptarët në Kosovë dhe se ai atakohet me këtë nen.

“Kjo qeveri dhe ato tjerat janë munduar të krijojnë hile për të kaluar këtë ligj. Në Shqipëri patën të njëjtin problem para disa muajve. Me kodin e familjes janë munduar të kalojnë edhe këtë ligj. Mirëpo pati një organizim shumë të mirë të komunitetit që ndaluan kalimin e këtij ligji dhe pastaj u riformulua. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një normë. Kemi të bëjmë edhe me normë kulturore, tradicionale, politike e të tjera.  Në Kosovë me një dispozitë të vogël po mundohet të me gjithë këtë punë që është bë të atakohet familja që për neve ka qenë institucioni kryesor shqiptar. Ne prej vitit 1912 në Kosovë nuk kemi shtet. Institucione kryesor ka qenë familja. Ajo është munduar të rezistojë dhe të formojë rezistencën”, përfundoi ai.