Lajme

Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 30 June 2025

Avokati Arianit Koci e ka quajtur kryeministrin në detyrë Albin Kurti “bllokues të shtetit”.
“Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet. Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin”, shkruan Koci në profilin e tij në Facebook.
Tutje, Koci shton se “Me operën Syrigana të Petrit Halilajt, sonte Drenica ishte epiqendra e kulturës evropiane”.
Reagimi i tij i plotë:
E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë.
Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë!
Turp!
Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet.
Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin.
Më mirë puno. Ama puno për së mbari.
Në anën tjetër, nuk kam më të lënë rahat, derisa të konstituohet Kuvendi!
——-
Me operën Syrigana të Petrit Halilajt, sonte Drenica ishte epiqendra e kulturës evropiane.
Drenica e ime – edhe pse nuk e voton – e priti z. Kurti me respekt, si çdo mysafir tjetër.
Ky vend e ka zemrën e madhe!
P.S.
Sa jam drenicak, jam edhe llapjan, dukagjinas dhe banor i çdo pëllëmbe të tokës së Kosovë!