Lajme

Koci kërkon hetim edhe ndaj KQZ-së dhe PZAP-it: Boll ma, askush s’duhet të jetë i paprekshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:57 / 25 January 2026

Arianit Koci, avokat i njohur, ka komentuar aksionin e madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ku u ndaluan 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota.

Koci ka vlerësuar se duhet hetim gjithëpërfshirë, ndërsa ka përmendur edhe KQZ-në dhe PZAP-in.

Sipas tij, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm.

“Në këtë kontekst hyn KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), institucioni që organizon procesin dhe shpall rezultatet.

KQZ përbëhet nga 11 anëtarë: kryesuesi emërohet prej Presidentit nga radhët e gjyqtarëve, ndërsa anëtarët propozohen nga partitë politike sipas përfaqësimit që kanë në Kuvend, si dhe nga përfaqësues të komuniteteve.

Për këtë arsye, nëse ka dyshime për manipulime me vota, duhet hetuar nëse brenda këtij mekanizmi ka pasur dijeni, tolerim, apo mosveprim.

Njësoj, edhe PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) – organi që vendos për ankesat zgjedhore, duhet të jetë pjesë e verifikimit nëse ankesa serioze janë refuzuar pa bazë ose janë anashkaluar parregullsi” – ka shkruar Koci, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.