Lajme

Koci: Më rrethuan 20 policë në Serbi, isha i privuar nga liria për ca kohë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:58 / 29 July 2024

Avokati Arianit Koci po rrëfen vështirësitë me të cilat është përballur si avokat i familjes së Faton Hajrizit.

Ai shkoi në Lloznicë për të kërkuar trupin e Faton Hajrizit si i autorizuar nga familja e tij. Por Koci në rrëfimin e tij ka thënë se kur shkoi aty, e rrethuan 20 policë, dhe e privuan nga liria për njëfarë kohe.

“Më rrethuan rreth 20 policë, ndoshta katër prej tyre ishin civilë. Ishte situatë e tensionume, njëri si me kërcënim më tha, shumë trim po bëhesh. Tjetri më tha, qysh ju kish dok juve pas luftës me ardhë një serb me kërku kufomën e një serbi që kishte vrarë shqiptarë. Unë isha i privuar nga liria për njëfarë kohe, ndoshta 30 minuta, nuk mujsha as me hy e as me dal” – ka thënë Koci.