Lajme

Koci thotë se i gëzohet fitores me 50 për qind të Kurtit: S’ka më arsyetime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 7 January 2026

Arianit Koci, avokat i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka përgëzuar Albin Kurtin, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, për fitorën në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Koci ka shkruar se i gëzohet fitores me 50 për qind të Kurtit.

Tutje, Koci ka treguar dy arsye pse i gëzohet kësaj fitore.

Tash e dimë saktë kujt ia adresojmë edhe suksesin, edhe dështimin. Nuk ka më arsyetime. A jetojmë më mirë apo jo, përgjegjësia bie veç mbi Albinin.

20 vitet e “atyre që e kanë shkatërruar Kosovën” dhe “6 vitet e Albinit që e ka shtrirë sovranitetin në veri” duhen lënë anash. Këto narrativa nuk na çojnë përpara. Tash nevojiten rezultate konkrete” – ka shkruar ai.