Lajme

Komuna e Skënderajt: Qeverisja e Bekim Jasharit ka punuar për faqe te zezë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:04 / 3 November 2022

Gjatë një polemike me njërin nga ish-drejtorët e Bekim Jasharit, pushteti aktual në Skenderaj, i Fadil Nures , ka akuzuar qeverinë e këtij të fundit.

Ata i kanë thënë se qeverisja e tij nuk ka qenë e zonja të menaxhoj me buxhetin komunal dhe si pasojë e këtij keqmenaxhimi ata kishin humbur grantin e performancës.

Jo vetëm me kaq, ky pushtet ka akuzuar pushtetin e Bekim Jasharit se projektet që i ka realizuar i ka kryer për faqe të zezë dhe se ato janë realizuar vetëm 75% nga ato që janë planifikuar.

Sipas kësaj polemike që është zhvilluar në faqen zyrtare të komunës ne rrjetin informues facebook, komuna thotë që ish-pushteti i Bekim Jasharit ka çuar komunën në mbi 500 mijë euro suficit.