Lajme

Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Procesin e Berlinit javën e ardhshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:55 / 9 October 2024

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.