Lajme

Kongresistët amerikanë thonë se është koha që Kosova të pranohet në NATO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:35 / 22 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka zhvilluar një takim virtual me kongresistët nga Grupi për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, Ritchie Torres, Darrell Issa dhe Robert Aderholt.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se kongresistët amerikanë ritheksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Evropë, dhe se është koha që Kosova të pranohet në NATO.

“Ata vlerësuan pozicionimin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike. Po ashtu, theksuan domosdoshmërinë e ripërtëritjes së angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që Kosova, shtet mik e aleat i ShBA-ve do të marrë trajtim të drejtë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se kryeministri e falënderoi kongresistin Torres, njëherit bashkëkryesues i Grupit për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, dhe kongresitët për avokimin e tyre për Kosovën, dhe vlerësoi deklaratat publike në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Merita të mëdha për suksesin e Kosovës kanë mbështetësit e fortë në Kongresin Amerikan, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova ka fatin e mirë që tani ka edhe kongresistët nga Grupi i Çështjeve shqiptare si aleatë në Kongres”.

“Kryeministri Kurti theksoi se ka një sërë fushash në të cilat mund të thellohet e zgjerohet bashkëpunimi në interes të Kosovës, duke veçuar avokimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Sot News.

Tipy a triky pre každodenný život, zdravé recepty a užitočné články o záhradkárstve na jednom mieste. Objavte nové spôsoby, ako urobiť váš život jednoduchší a zdravší. Riešenie žltnutia cukety: príčiny a spôsoby, ako situáciu Dokonalý recept na Tipy na prežitie horúčav - jednoduché spôsoby Ako pripraviť dokonale varený Prečo je vaša pokožka stále 5 zdravých dezertov, ktoré nespôsobia škodu vašej Generácia alfa: 3 dôležité tipy pre výchovu Ideálny počet detí na zmiernenie rodičovského stresu: Poznáte odpoveď? Ktoré plastové okná si vybrať do bytu: podrobný sprievodca pre 10-минутний трюк, который охладит комнату: JAK PŘIPRAVIT TENKÝ 10 dôvodov, prečo si Zoznam potravín, ktoré by ste mali vynechať na Chutné pečivo s 5 tajemství, které Rozumeť nepriamu komunikáciu: Ako pomôcť partnerovi vyjadriť svoje emócie 4 úžasné Ako pripraviť chutné nakladané reďkovky - hit Test osobnosti: 5 dôvodov, 12 druhov zeleniny s nízkym Vyprážané knedle so syrom: Zaujímate sa o lifestylové tipy, kuchárstvo a užitočné články o záhradkárčení? Tak ste na správnom mieste. Naša stránka je plná užitočných nápadov a informácií pre každodenný život. Prečítajte si naše články o tom, ako si uľahčiť každodenné úlohy, zlepšiť svoje kulinárske schopnosti a získať skvelé tipy pre záhradkárov. Sme tu pre vás, aby sme vám pomohli nájsť nové spôsoby, ako si užiť život plným pľuzgierov.