Lajme

Kongresistja amerikane: SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:29 / 2 October 2023

Kongresistja amerikane Lisa McClain, ka thënë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës dhe se çdo agresion kundër Kosovës nga “shtetet e mbështetura nga Rusia është kërcënim ndaj sigurisë globale.

Kongresistja nga partia Republikane ka thënë se Kosova prej kohësh ka qenë aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s.

“Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj.

Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë globale. SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar McClain në platformën “X”.