Lajme

Kongresmeni Torres për raketat Javelin: Është në interes të ShBA-së t’i mbështes aleatët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 19 January 2024

Kongresmeni Richie Torres ka folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën.

Tutje ai tha se Kosova gjithmonë e ka përkrahjen e ShBA-së dhe kongresistëve amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të ShBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin.

Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai.