Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ua uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë dhe i fton ta shijojnë këtë ditë në maksimum.
Konjufca ndër të tjera shkruan: “Uroj që kjo festë të sjell gjithnjë e më shumë mirëqenie dhe lumturi dhe momente të paharrueshme në jetën tuaj!”.
Postimi i tij i plotë:
Festa e Bajramit të Fitrit apo Festa e Agjërimit, shënon fundin e Ramazanit fisnik dhe fitoren e shpirtit ndaj egos.
Besimtari mysliman zgjohet herët në mengjes, vesh rroba të reja, lexon lutjen e tekbirit dhe më pas viziton familjarët dhe të afërmit e tij. Bajrami është koha për të krijuar kujtime të bukura, prandaj shijojeni në maksimum!
E lus Zotin që jetën tuaj ta bekojë me lumturi, zemrën tuaj me ngrohtësi, shpirtin tuaj me paqe dhe mendjen tuaj me urtësi! U pranofshin lutjet tuaja dhe u bekofshit me shpërblimet e Ramazanit.
Uroj që kjo festë të sjell gjithnjë e më shumë mirëqenie dhe lumturi dhe momente të paharrueshme në jetën tuaj!
Urime të ngrohta për të gjithë ju dhe për më të dashurit tuaj!