Lajme

Konjufca: Jemi krenar për rrugëtimin e Kosovës si shtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:08 / 17 February 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur një fjalë rasti në pritjen e organizuar me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka falënderuar secilin prej atyre që kanë kontribuar në Pavarësinë e Kosovës.

“Ne jemi krenar për rrugëtimin e Kosovës si shtet”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se kjo festë e Pavarësisë është e mangët pa pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, si dhe ka falënderuar SHBA-të dhe shtetet e BE-së që e kanë ndihmuar Kosovën të fitoj lirinë.