Lajme

Konjufca kritikon ashpër Borrellin: Mezi prisni të punoni me qeverinë pro-ruse të Serbisë, kurse ende Kosovës…!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 5 May 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar ndaj kryediplomatit evropian Josep Borrell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, pjesë e së cilës janë dy ministra të sanksionuar për korrupsion nga SHBA-ja.

Konjufca ka shkruar në rrjetin X, se BE me padurim pret të punojë me qeverinë serbe, ndërkohë që nuk dëshiron të heqë masat ndaj Kosovës, të vendosura vitin e kaluar.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, shkroi Konjufca.

Borell dje e ka uruar kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, duke thënë se “mezi pres të punojë me ju për ta çuar Serbinë përpara në rrugën drejt BE-së”.