Lajme

Konjufca takon rininë në Mitrovicë: Rinia jonë po angazhohet e po mobilizohet cep më cep të Kosovës sepse vota e parë është votë e zemrës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:17 / 9 January 2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe njëherit kandidati i VV-së për deputet, Glauk Konjufca ka vizituar qytetin e Mitrovicës.

Ai aty është takuar me disa të rinjë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga Mitrovica, Konjufca është shprehur se rinia jonë po angazhohet e po mobilizohet cep më cep të Kosovës sepse vota e parë është votë e zemrës.

”Kënaqësi takimi e bashkëbisedimi me të rinjtë e Mitrovicës të cilët në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë për herë të parë. Rinia jonë po angazhohet e po mobilizohet cep më cep të Kosovës sepse vota e parë është votë e zemrës”, ka thënë Konjufca.

Zgjedhjet në Kosovë mbahet me 9 shkurt.