Lajme

Konjufca takon Thaçin dhe Veselin në Hagë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 19 June 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dielën e 19 qershorit ka takuar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kështu ka bërë të ditur për Portali D, Ilir Kërçeli – shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit.

“Sot kemi përfunduar vizitën edhe tek Thaqi edhe tek Veseli”, ka thënë Kërçeli.

Kryeparlamentari Konjufca teksa ka qëndruar për vizitë në Hagë, është takuar me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Gjatë të shtunës së 18 qershoirt, Konjufca kishte takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli.

Ndër të tjera, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

Tipy a triky pre úspech vo vašej kuchyni, záhrade a bežnom živote. Objavte nové recepty, užitočné rady a praktické informácie pre pestovanie vašich vlastných plodín. Spoznajte skvelé nápady na zlepšenie vášho domáceho prostredia a životného štýlu. Veštipné zistenie: Pavúka všimne len veľmi pozorný Získajte tipy a triky pre zlepšenie svojho životného štýlu, objavte nové recepty a zaujímavé články o pestovaní zeleniny vo vašej záhrade. S našimi užitočnými informáciami a nápadmi môžete pripraviť chutné jedlá a vytvoriť úspešný záhradný projekt. Čítajte ďalej a dozviete sa viac!