Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, sipas tij, për nga vullneti, koncepti, arritje dhe siç u shpreh ai, për nga kultura e qeverisjes
Konjufca u shpreh se vullnetin, fuqinë dhe dijen e marrin gjithmonë prej qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.
“Lëvizja Vetëvendosje, nëse doni ta bëni një prerje me vitin 2019, unë mendoj që nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, për nga vullneti, për nga koncepti, për nga arritje që i ka dhe për nga kultura e qeverisjes që e ka sjellë në Republikën tonë, është një subjekt i cili ndërveprimin e gjatë e ka me popullin, ne jemi burimor, kemi qenë burimor dhe do të mbetemi burimor, sepse vullnetin, fuqinë, dijen tonë, gjithmonë e marrin prej qytetarëvë”, është shprehur ai.