Lajme

Konspiracionet dhe akuzat ndaj Vjosa Osmanit , Ilir Deda: A jeni normal?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:05 / 12 March 2026

Deda kritikon fushatat konspiracioniste ndaj Vjosa Osmani dhe thotë se kriza politike nuk është shkaktuar nga opozita apo faktorë të jashtëm.

Opinionisti Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke kritikuar ashpër, sipas tij, fushatat konspiracioniste kundër presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka reaguar ndaj pretendimeve se Osmani ka tentuar të bëjë puç, duke i cilësuar këto akuza si të pabazuara.

“A me të vërtetë besoni që gruaja në krye të shtetit ka dashur të bëjë puç? A jeni normal?”, ka deklaruar Deda.

Sipas tij, me Osmanin mund të ketë mospajtime për mënyrën se si ka vepruar në politikën e brendshme, por në politikën e jashtme ajo e ka përfaqësuar mirë Kosovën dhe ka qenë një adresë e rëndësishme për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Deda ka shtuar se kriza aktuale politike nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm apo nga opozita, por nga ambicia për pushtet absolut, duke paralajmëruar se këto përçarje dhe fushata linçuese po dëmtojnë të ardhmen e vendit.