Lajme

Korniza e re e dialogut, është lancuar nga Putini, Vuçiqi dhe Edi Rama

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:56 / 23 September 2022

NGA: REXHEP TORTE

-Kosova martire dhe shqiptarët fisnikë dhe paqedashës janë në trojet e tyre dhe në të drejtë e tyte.

-Kosova dhe shqiptarët e meritojnë rrugën më të shkurtër, më të lehtë për një të ardhme të lumtur pas tërë atyre përjetimeve të tmerrshme, sepse askujt nuk ia kanë bërë as edhe më të voglën të keqe.

Serbia agresore gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq jetojnë vetë me demagogji dhe mashtrime.

Korniza e re për dialogun Kosovë- serbi e cila gjoja u faturohet Emanuel Macronit dhe Olaf Scholzit e që përflitet këtyre ditëve, është kurth i përgatitur nga Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama dhe përbën balon provues për ta matur pulsin e SHBA-ve, BE-së dhe Kosovës.

Kjo u dëshmua edhe në fjalimin e Kriminelit Aleksandër Vuçiq në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator 2021, ku veç tjerash deklaroi se, “Serbia mbështet tërësinë territoriale të Ukrainës, dhe kritikoi shtetet anëtare të OKB-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e shkelur tërësinë territoriale të Serbisë. Ai shoi se, “ U bëj pyetje bashkëbiseduesve të mi udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë, që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë përgjigje racionale nga askush, tha ai, duke e cilësuat ndërhyrjen e NATO-s në virin 1999, për t’i dhënë fund shtypjes së shqiptarëve nga Serbia”. “Serbia me durim dhe vullnet të mirë është vënë në kërkim të një kompromisi për Kosovën”, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të BE-së, tha Vuçiq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminrlit Sllobodan Millosheviq harron qëllimisht se Serbia dhe serbët në Kosovë ishin okupatorë dhe se sovranitetin dhe tërësinë tokësore serbe duhet ta kërkojnë në Karpate, nga ku erdhën si hordhi të egra.

Siç përshkruhet në media, Korniza e re për dialogun Kosovë- Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja ka tri pika që Kosova nuk mund t’i pranojë qoftë edhe me jetë.

-Status special për Veriun e Kosovës. -Serbia të behet fuqi rajonale ekonomike dhe financiare pas ndihmës gjigande që mendohet t’i jepet.- Serbia garantohet për dhjete vite se askush nuk do t’ia kërkojë njohjen e Kosovës.

Sipas kësaj Kornize të re të supozuar, marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parashihet të nënshkruhet deri në mesin e vitit 2023.

Në fazën e parë Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, por do ta pranojë realitetin. Njohja e ndërsjellë do të vjen në rend pas 10 viteve, kur do të shqyrtohet pranimi në BE.

Sipas kësaj Kornize të re, Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë edhe në OKB-në. Pranimi i kësaj marrëveshje Serbisë do t’i sillte ndihmë ekonomike e financiare për ta bërë lidere në Ballkan.

Ndërsa Kosova sipas kësaj Kornize të re do të pranohej nga pesë shtetet që ende nuk e kanë pranuar.

Kjo Kornize e re, i shkon për shtati vetëm Serbisë kriminale, e cila është ngjitur për muri dhe e ka nuhatur se u ka ardhur fundi shantazheve, përkëdheljeve e nazeve të Serbisë agresore gjenocidale ndaj Kosovës viktimë.