Lajme

Kosova duhet të kushtëzoj edhe më tutje Serbinë, që kjo e fundit të largojë Kosovën nga kushtetuta e saj.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:04 / 10 November 2023

Qeveria e Kosovës duhet të kushtëzojë Serbinë që para se të krijohet asociacioni i pakicës serbe në Kosovë

Poashtu për këtë ҫështje ka folur edhe analisti dhe profesori, Sulejman Mehazi. Ai thotë se nëse Serbia kushtëzon formimin e asociacioneve serbe para të gjitha pikave të draft-statutit të propozuar nga pesëshja evropiane në Bruksel, pse dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mos të kushtëzonte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, me njohje defakto të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Nëse për Serbinë alternativë e vetme në draft-statutin e evropianëve është asociacioni i pakicës serbe në veri të Kosovës, pse mos të jetë alternativë e vetme edhe për qeverinë e Kurtit njohja e Kosovës nga ana e Vuçiqit. Ultimatumi i asociacioneve serbe i Vuçiqit pse mos të jetë i baraspeshuar me ultimatumin e Kurtit me njohjen e Kosovës nga Serbia”, thekson Mehazi.

Ai thotë më tutje se, Kosova duhet të kushtëzoj edhe më tutje Serbinë, që kjo e fundit të largojë Kosovën nga kushtetuta e saj.

“Jo vetëm kaq por qeveria e Kosovës duhet të kushtëzojë Serbinë që para se të krijohet asociacioni i pakicës serbe në Kosovë presidentit të Serbisë, Vuçiqit, t’i kërkohet që Kosova të hiqet e të shkëputet nga kushtetuta e Serbisë, nuk mund që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të formojë asociacionet serbe në veri me Kosovën brenda kushtetutës serbe për shkak se Vuçiqi mund të përzgjatë problemin e dialogut duke sulmuar dhe më shumë Kosovën si territor të Serbisë me formulat e njohura shoviniste të Vuçiqit para BE-së e SHBA-ve se: “Kosovën e kemi njohur defakto, por de juro Kosova është nën administratën e kushtetutës së Serbisë””, vlerëson ai për ‘Bota sot’.