Lajme

“Kosova fitoi nga takimi im me Gjuriqin”, “Janë turma e budallenjve që shajnë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 20 May 2025

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu ende po mundohet të arsyetohet për takimin e tij kontrovers me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Spahiu në “Kanal 10” tha se Kosova ka fituar nga takimi i tij me Gjuriqin.

Kur u pyet nga gazetarja se çka ka përfituar Kosova nga ky takim, Spahiu përmendi takimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Shkova me një synim, për t’i zbutur raportet Kosovë-Serbi”, shtoi tutje Spahiu.

“Kjo çel debat në shoqëri, janë turma e budallenjve që shajnë…”, tha analisti duke vazhduar me arsyetime.